Infermierë për Kujdesin e të Moshuarve – Punësim në Gjermani për Kandidatë nga Shqipëria DEKRA Arbeit Albania, në bashkëpunim me tre partnerë të mëdhenj gjermanë – Victor’s Group, Vitanas GmbH dhe Dorea Familie – po rekruton infermierë të diplomuar, të licensuar ose në proces licensimi, të gatshëm për të ndërtuar një karrierë afatgjatë në Gjermani në sektorin e kujdesit për të moshuarit. Profili i kandidatëve të kërkuar: Diplomë universitare në Infermieri ose Shkenca të Kujdesit Shëndetësor Licensë profesionale (ose në proces përmes praktikës apo përgatitjes për provim) Minimum 6 muaj përvojë pune pas diplomimit Njohuri të gjuhës gjermane – niveli A2 në momentin e aplikimit Angazhim për arritjen e nivelit B2 para nisjes – në bashkëpunim me DEKRA, ofrohet kurs falas dhe ndjekje e procesit Gatishmëri për jetesë dhe punë në Gjermani, si dhe për t’u përshtatur me standardet gjermane të kujdesit Çfarë duhet të përfshihet në aplikim (CV dhe dokumentacion): CV e përditësuar në gjermanisht (ose anglisht), me përshkrim të përvojës klinike dhe arsimit Diploma dhe lista e notave Certifikatë gjuhësore (minimumi A2; preferohet B1/B2) Dëshmi të përvojës së punës (kontrata, certifikata, rekomandime) Çfarë ofron DEKRA: Asistencë të plotë për njohjen e diplomës në Gjermani Kurse të gjuhës gjermane në Shqipëri, falas për kandidatët që kualifikohen Mbështetje me përgatitjen e dokumentacionit zyrtar dhe përkthimeve të nevojshme Bashkëpunim me punëdhënësit për gjetjen e banesës dhe integrimin social Përshtatje në ambientin e punës dhe të jetesës në Gjermani Kurse shtesë teknike për përgatitje drejt statusit të plotë si infermier i/e licensuar në Gjermani Të gjithë kandidatët që përzgjidhen nga procesi i filtrimit të CV-ve do të kontaktohen nga ekipi ynë i Burimeve Njerëzore. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë "Për mbrojtjen e të dhënave personale".